Shkarkohet nga detyra shefi i policisë kufitare veri, Naim Ramuka në vend të tij emërohet Maja Temelkova

Ministria e Punëve të Brendshme e shkarkoi Naum Ramuka, shefin e Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Veri, të cilin opozita e akuzonte se kishte kaluar përtej kufirit anëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili kishte ikur në Kosovë nga arresti shtëpiak, dhe se pa kontroll kishte lejuar kalimin e një kortezhi dasmor, në të cilin mori pjesë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Informacionin për shkarkimin e tij e konfirmuan nga MPB-ja, dhe sipas burimeve, në vend të tij është emëruar Maja Temelkova Sotirova.