Shkarkohet Arben Zyberi, Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Shkup

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se është shkarkuar nga detyra u.d Drejtor i Qendërs për Shëndet Publik në Shkup, Dr. Arben Zyberi.

“Zyberi është shkarkuar për shkak të plasimit të deklaratave të pasakta në publik me çka drejtpërdrejt dëmtoi imazhin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, duke e vënë në pikëpyetje kredibilitetin e institucioneve në luftën kundër virusit korona” shkruhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga atje po ashtu shkruajnë se si ushtrues detyre Drejtor i Qendrës për Shëndet Publik është emëruar epidemiologu Aleksandar Stojanov.