Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot gjashtë drejtorët e ndërmarrjes publike Trepça.
Kjo u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit.
”I propozoj qeverisë që të shkarkoj drejtorët në ndërmarrjen Trepça. Sipas ligjit, qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye që i kanë shkelur detyrat. Në rastin e Trepçës, bordi ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, ka deklaruar Hajdari, derisa ka përmendur edhe konkursin e fundit, për të cilën janë mbajtur protesta.
Qeveria e ka votuar propozimin e Hajdarit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.