Shkaqet e zj*arrit në spitalin modular të Tetovës, mbeten të paqarta

Ka mbaruar he*timi në terren. Nga gjetjet në vendin e ngjarjes, Prokuroria Publike njofton se është duke punuar në zbardhjen e shkakut të zj*arrit. Burime të mediave brenda organit të ak*uzës thonë se ekipi he*tues është duke punuar në dy pista: e para ka të bëj me dyshimet nëse zj*arri është shkaktuar nga bo*mbolat e oksigjenit të cilat kanë shpërndarë zj*arrin në mënyrë zinxhirë dhe e dyta ka të bëj me dyshimet se zj*arri mund të jetë shkaktuar nga lidhja jo adekuate e energjisë elektrike, përkatësisht shkaktimi i zj*arrit nga një aparat defibrilator.

Për momentin organi i ak*uzës në domenin e saj të het*imit nuk ka ngritur dyshime për zj*arr vënie të qëllimshme nga faktori njeri. Por Prokuroria pretendon që deri në mbylljen e he*timit, çdo version i dalë në opinion mbetet në suaza të spekulimeve. Prokurorët kanë marrë edhe dëshmitë e punonjësve të spitalit modular, ndërsa nga 14 vi*ktimat e nxjerra për një pjesë kërkohet analizë e ADN-së me qëllim identifikimin e tyre.

“Është urdhëruar autopsia dhe identifikimi i 14 personave të vd*ekur si pa*sojë e zj*arrit. Ndërkohë punohet nëse mund të ketë edhe vi*ktima të tjera. Për disa nga vi*ktimat do të duhet edhe analizë e ADN-së që të vërtetohet identiteti i tyre. Nga informacionet e para, në mesin e vi*ktimave nuk ka personel mjekësor”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Dyshimet ndaj kësaj qendre modalure ishin ngritur që në muajin prill, kur drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës, Artan Etemi kishte de*noncuar parregullsi në procesin e ndërtimit të objektit. Etemi sot ishte i pakapshëm për prononcim, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë pretendon se spitali modular ka plotësuar të gjitha standardet e parapara me ligj.

A e kanë bërë institucionet punën e tyre. Në prill nga kolegu juaj u paraqitën parregullsi në ndërtimin e spitalit modular. A u paraqitën këto parregullsi, a janë sanuar?
“Do t’ia lëmë organeve të hetuesisë ta konstatojnë këtë gjë”, u përgjigj shkurt Florin Besimi, Drejtor i Spitalit të Qytetit në Tetovë.
Zotëri drejtor, na intereson nëse në kohën kur janë den*oncuar parregullsitë, a janë sanuar më pas?

“U diskutua sot në mbledhjen e Qeverisë kjo çështje. Vetë drejtori ka dhënë sqarimet e duhura rreth vërejtjeve të tija për spitalin modular në Tetovë. Bëhet fjalë për çështje teknike ashtu edhe për vërejtjet në muajin prill”, deklaroi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.
Kur flasim për standardet, thuhet se nuk ka pasur sistem për fikjen e zj*arrit në spitalin modular?

“Për hir të vërtetës dhe he*timit, t’ia lëmë organeve kompetente ta thonë”, u përgjigj Florin Besimi, Drejtor i Spitalit të Qytetit në Tetovë.
Dyshimet se shkaku i zj*arrit mund të ketë ardhur si pasojë e gabimeve teknike gjatë ndërtimit i hedh poshtë edhe kompania “Brako” e cila ka ndërtuar disa spitale modulare në nivel shteti. Sipas tyre, vërejtjet e drejtorit ekonomik ishin për çështje estetike dhe jo përmbajtjesore.

“Vërejtjet teknike që janë den*oncuar gjatë vënies në funksion dhe që janë përmendur në disa media kanë qenë kryesisht të natyrës estetike dhe aspak nuk mund të lidhen me tr*agjedinë”, njoftojnë nga Kompania Brako.
Prokuroria Publike njofton se pas kompletimit të he*timit në terren dhe grumbullimit të të gjitha provave materiale, opinioni do të njoftohet për shkaqet fillestare të zj*arrit që shkaktoi tr*agjedinë e një dite më parë.