Shkaku i koronavirusit, shtyhet data e zgjedhjeve në Maqedoni

Ka përfunduar takimi mes liderëve të partive politike që u paralajmërua dje. Sipas kreut të LSDM-së Zoran Zaev, shëndeti dhe siguria e qytetarëve janë më me rëndësi se gjithçka tjetër.

Zaev tha se tani kanë obliguar Presidentin e shtetit që të thërras ekspertë dhe të gjejë formulën juridike për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Shëndeti dhe siguria e qytetarëve nuk kanë çmim. Në këtë takim vendosem se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Apeloj edhe njëherë që të gjithë t’i qasen me seriozitet situatës dhe të zbatojnë rekomandimet e qeverisë. Besoj se të gjithë e dini ju se sa serioze është kjo situatë shëndetësore për shkak të Koronavirusit. Ju lutemi që të ndihmoni në ndaljen e shpërndarjes së këtij virusi. Sot i dhamë të drejtë Presidentit të Shtetit për thirrjen e ekpertëve dhe gjetjen e formulës juridike për anulimin e zgjedhjeve deri sa të qetësohet situata” tha Zoran Zaev pas përfundimit të takimit