Shiu “shpëton” pyjet e Kukësit, shuhen të gjitha vatrat


Reshjet e dendura të shiut që filluan kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit. Burime nga shtabi i emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.

Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, ku prej ditësh ishin aktive.
Situata mbi tunelin e Kalimashit ishte kritike. Shërbimet Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.