Shiu i madh që binte, bëri që numrat dhe emrat e lojtarëve të klubit rus të fshihen nga fanellat

Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur mbrëmë në Stadion Miejski në Poloni, ku u zhvilluar ndeshja e UEFA Conference League mes Rakow dhe Rubin Kazan.
Skuadra ruse ka qenë në hall të madh me fanellat e tyre, pasi shiu i madh që po binte i ka dë*mtuar ato.

Në fundin e pjesës së parë, për shkak të cilësisë së dobët të stampimit, numrat dhe emrat e futbollistëve në fanellat e Rubin Kazanit u fshinë.
Kjo bëri që stafi i klubit rus të bënte një ndërhyrje emergjente pasi duhej të zhvillohej ndeshja, në të kundërtën rre*zikonin shumë.

Ata vendosën të dilnin në pjesën e dytë duke vizatuar me stilolapsa numrat e futbollistëve në fanella.
Kaq ka mjaftuar që pamjet nga kjo ndeshje të bëhen virale në rrjetet sociale.
E sa i përket ndeshjes, përkundër problemeve me fanella, Rubin mori një barazim të madh 0-0 në udhëtim te Rakow në ndeshjen e parë të raundit të tretë në Ligën e Konferencës.