Shitja e banesave shënon rënie muajve të fundit në Maqedoni

Check Out These Hot New Members! They’re Dying For Love
Asiadate
Në tremujorin e parë të këtij viti, shitja e apartamenteve në vend ka shënuar ulje në krahasim me tre muajt e fundit të vitit 2019.

Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës tregojnë se nga janari deri në mars të këtij viti, janë shitur 719 apartamente të ndërtuara rishtas, që është për 162 më pak se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Deri në muajin mars, në Maqedoni ka 6432 apartamente të ofruara në tregun e pasurive të patundshme. Nga Kadastra thonë se numri i ndërtesave të reja aktualisht plotëson kërkesën për apartamente të reja.