“Shite lopën e shpëtone babën në spital privat”- Kërkesa skandaloze e mjekut kosovar ndaj djemëve të pacientit që nuk kishin para

Se trajtimet e pacientëve ndryshojnë shumë nga spitalet publike ndaj atyre private vazhdon të jetë e ditur.

Kështu ndodh shumë shpesh që pacientët të ftohen nga mjekët për trajtim në spitalet e ordinancat e tyre private.

Një rast të tillë e ka bërë publik Hasan Simnica përmes një postimi në Facebook.

Ai ka qenë dëshmitar kur një mjek në QKUK ka bërë kërkesën skandaloze ndaj dy djemve të rinj për babain e tyre.

Sipas tij, mjeku iu tha që mënyra për ta shpëtuar të atin ishte ta dërgonin në Spitalin Privat, ani pse djemt si pasuri i treguan që kanë vetëm një lopë.

Siç tregon ai, përgjigja e mjekut ishte skandaloze me ç’rast ai iu tha djemve ta shisnin lopën në mënyrë që ta shpëtonin babain e tyre.

Simnica ka cilësuar se ka qenë dëshmitar i një rasti, për të cilin ai është i sigurt që qëndron si aktualitet në Kosovë.