Shitblerje anti-turke nga Greqia dhe Franca: 18 Rafaele për krizën në Mesdhe

Greqia të hënën nënshkroi një marrëveshje për të blerë 18 avionë luftarakë Rafale nga Franca, duke vendosur më tej një partneritet me Parisin në një atmosferë tensioni me Turqinë.
Shuma e transaksionit është rreth 2.5 miliardë euro dhe përfshin dorëzimin e 12 avionëve të përdorur Rafale të Forcës Ajrore Franceze dhe gjashtë Rafale të rinj të prodhuar nga Dassault Aviation.

Duke cituar një partneritet intensiv operativ me Athinën, ministrja Franceze e Mbrojtjes Florence Parly shkoi në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen dhe përshëndeti “suksesin e rëndësishëm” për Rafale.

Franca doli në krah të Athinës
Vendimi për të negociuar u mor në shtator nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, në përgjigje të kërkimit të gazit nga Turqia dhe “demonstrimit të forcës” në ujërat e diskutueshme të Mesdheut.
Në muajt e fundit, Franca ka dalë në krah të Athinës duke dërguar Rafale dhe anije luftarake gjatë verës pas vendosjes së anijeve ushtarake dhe kërkimore turke në zonën e pretenduar nga Greqia.

Dorëzimet e avionëve luftarakë Rafale duhet të fillojnë në korrik.
“Pilotët dhe teknikët e parë të aviacionit ushtarak grek do të shkojnë në Francë për trajnim në ditët në vijim,” tha zëdhënësi i qeverisë greke Christos Tarantilis.

Nga ana tjetër, lëvizje të tilla psikologjike nga Greqia nuk ka patur asnjë ndikim te Turqia. Me një superioritet ushtarak shumë më të fuqishëm, si forcë e tretë e NATO-s, Ankaraja e sheh zgjidhjen në uljen e palës greke në tryezën e bisedimeve.