Prona e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i cili tashmë është ak*uzuar në disa lëndë dhe i cili këto ditë tentoi të arra*tisej, as nuk është e ngrirë e as nuk është ngritur procedurë për konf*iskim të saj. Përveç paralajmërimeve se anëtarët e familjes së tij do të përgjigjen penalisht për ndihmë të arr*atisjes së tij, arsyeja e dytë se pse Mijallkovi dje u paraqit është se prona dhe faturat e familjes së tij dhe kompanitë e tyre do të bllo*kohen. Kryeministri Zaev në konferencën e djeshme për media paralajmëroi shirit të verdhë për hotelin Meriot.
“Kishte urdhra serioze që të veprohet me kon*fiskim të pronës, me bllokim dhe me shirita të verdhë në Meriot, me gjithçka që duhet bërë. Vepruan institucionet dhe nisën që t’i zbatonin vendimet, secili në sferën e kompetencave të tij, Ministrja e drejtësisë në koordinim me institucionet e drejtësisë, Ministrja e punëve të brendshme me policinë, në të gjitha objektet e mundshme dhe me të gjitha ligjet dhe veprimet e lejuara”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.