Shilegov sqaron se kah do të qarkullojë tramvaji në Shkup

Njëri nga projektet e “Shkupi – qyteti i gjelbër”, është edhe i paralajmëruari transporti i shpejtë i autobusëve – tramvaji.
Projekti do të realizohet me 70 milion euro huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.

Në “10 MINUTA” në TV21 për këtë projekt ka folur kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai ka sqaruar nëpër cilat trase do të kalojnë dy linjat e të ashtuquajturit tramvaj.
“Një trase është nga Lisiçe deri në Gjorçe Petreov, kurse tjetra është nga “Pintija” deri në Butel. Trasea e parë do të jetë nga Lisiçe nëpërmjet bulevardit “Jane Sandaski”, kthen në të majtë drejt “Kryqit të Kuq”, në të djathtë drejt qendrës, nëpërmjet “Partizanski Odredi”, deri te depoja e NTP -së në Gjorçe Petrov. Linja e dytë do të jetë nga “Pintija” deri në Butel.