Shilegov: Qytetarët nuk do të lejojnë shteti dhe Shkupi të kthehen mbrapa

Qytetarët nuk do të lejojnë që shteti dhe Qyteti i Shkupit të kthehen mbrapa, porosinë e tyre e pranuam dhe veprojmë, në mënyrë shtesë rikuperim të votave me konfirmim nga të gjitha partitë të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar dhe është e padiskutueshme se shumica e qytetarëve do ta zgjedhin zhvillimin e Shkupit, porositi sonte kandidati i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegovi.
Ai theksoi se politikat e pushtetit të qytetit duhet të jenë në simbiozë me politikat dhe vlerat e pushtetit qendror.
“Është fakt se Shkupi është një e treta e shtetit tonë, është fakt se në Shkup janë aktivitete më të mëdha ekonomike dhe është fakt se në Shkup duhet të keni simbiozë mes Qeverisë dje qytetit. Është e pamundur që Qyteti të shkojë në një drejtim, ndërsa shteti në drejtim tjetër”, tha Shilegovi për TV Kanal 5.
Në qeverisjen 27 vjeçare të OBRM-PDUKM-së në Shkup para ardhjes sime, shtoi, 12 vitet e fundit kishim simbiozë mes pushtetit qendror, Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe pushteti lokal, kur në atë mandat ishte Koce Trajanovski.
“Pamë çfarë fituam nga ajo. Fituam Shkupin me barok, Shkupin pa vizion. Tani flasim për një Shkup tejet ndryshe, Shkup i cili lidhet, intensivisht po ndërtohet, përpiqet në një mandat të kompensojë atë që i ka munguar për 27 vitesh”, theksoi Shilegovi.
Porositë të cilat që do t’i dërgonte Qyteti nën udhëheqjen e Danella Arsovkës, sërish do të ishin porosi të ndarjes, të barokut, e jo të zhvillimit të qytetit sepse nuk ka dyshim se Arsovska është kandidate e OBRM-PDUKME-së.
Vlerësoi se qytetarët më 31 tetor do të bashkohen dhe do t’i japin mbështetje konceptit i cili çon përpara drejt zhvillimit të Qytetit të Shkupit dhe përparim të mbarë shtetit.