Shilegov prezantoi transportin e shpejtë në kryeqytet

Procedura e tenderit për ndërtimin e transportit të shpejtë me autobus në Shkup, do të fillojë muajin tjetër. Me një hua prej 70 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në mars të vitit të ardhshëm, është paralajmëruar ndërtimi i linjës së parë, që do të qarkullojë nga Gjorçe Petrov në Novo Lisiçe dhe anasjelltas. Do të blihen 50 autobusë ekologjikë, që do lëvizin në mes të bulevardeve. Shilegov, siguroi se kjo nuk do ta dëmtonte gjelbërimin.

Nuk do të pësojë dëme, përkundrazi, do të dyfishohet. Aktualisht në mes ku duhet të kalojë korridori BRT kemi 7,759 bimë, nga të cilat 619 janë pemë gjetherënëse, 1,358 janë gjethembajtëse, pjesa tjetër është bimësi e ulët. Tani kemi një linjë të pemëve. Atëherë do ti kemi dy, duke pasur parasysh se nga të dyja anët do të kemi korridore të gjelbra – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Komunës së Shkupit.

Transporti i shpejtë me autobus do të kalojë në mes të rreth rrotullimit ndërmjet Vllaes dhe Gjorçes. Sipas Shilegovit, ky nuk do të jetë problem për trafikun.
Ndoshta në këtë moment është abstrakte ajo që po flasim për digjitalizimin e plotë të sinjalizimit, me qëllim të lëshimit të llojeve të ndryshme të trafikut në interval të ndryshëm kohor, duke i dhënë përparësi Bas Rapid Transitit – tha Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, transporti me autobus të shpejtë në Shkup do ta transformojë qytetin.
Ne jo vetëm financojmë, por i mbështesim projektet nga përgatitja deri në zbatim, për sa kohë që projekti dorëzohet, dmth shërbimi ka filluar dhe përfitimet janë të dukshme për përdoruesit. Kjo gjithashtu do të thotë që ne të zbatojmë standarde, mbrojtje ekologjike dhe sociale, sigurohemi që projektet ti përfshijnë zgjidhjet më të mira ekologjike, si dhe shërbimet e ofruara në projekt të jenë të pranueshme nga të gjithë -tha Ijan Xhenils, Ndihmës Drejtor i BERZH Londër.

Linja e parë nga Gjorçe Petrov në Novo Lisiçe do të duhet të funksionojë në vitin 2024, ndërsa për linjën e dytë, nga Buteli në Kisela Vodë, po bëhen studime për të arritur zgjidhjen më të mirë. Njëra prej tyre është zgjerimi i bulevardit Cvetan Dimov në Çair, dhe me këtë, siç ishte paralajmëruar më parë nga Shilegov, do të hiqen objektet e përkohshme në Çair.