Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, pas informatës në opinion se do të paguhen edhe vend parkimet për motorë në rrjetin social Facebook ka shkruar se në zonat e parkimit do të shënohen edhe vendet për motorë dhe se ky shërbim do të jetë falas për vitin e parë, njofton Medial.
“Qyteti i Shkupit, në zonat e parkimit do të shënojë parkingjet edhe për motorë. Ne u japim mundësinë njerëzve që përdorin këto automjete të lënë motorët e tyre në mënyrë të sigurt në parking. Posaçërisht që një pjesë e madhe e qytetarëve, në periudhën kohore pranverë-verë i shfrytëzojnë motorë që të arrijnë në vendet e tyre të punës dhe e kanë të vështirë që të gjejnë vend se ku të parkohen. Ky shërbim do të ofrohet falas në vitin e parë, shkroi Shilegov në profilin e tij në Facebook. /Medial.mk/