Shilegov: “Nuk do të diskutohet për dorëheqjen e Zaevit, do të diskutojmë për përfshirjen e Alternativës në Qeveri”


Petre Shilegov nga LSDM thotë se në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së do të diskutohet për shumë çështje aktuale, por jo edhe për dorëheqjen e liderit të partisë, Zoran Zaev.Shilegov theksoi se mes tjerash do të diskutohet edhe përfshirja e Alternativës në Qeveri.

“Jo nuk e keni rendin e ditës. Nuk do të diskutohet për dorëheqjen. Megjithatë, duhet të kemi disa qëndrime serioze lidhur me formimin e shumicës politike, hyrjen e Alternativës në Qeveri. Këto do të jenë temat që do të diskutojmë sonte”, tha mes tjerash Shilegov.