Shilegov në takim me bashkësinë e biznesit në Vizbeg

Kryetari aktual dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sonte në Vizbeg mbajti takim me bashkësinë e biznesit nga Vizbegu në prani edhe të kryetarit të komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

Afaristët Shilegovit ia potencuan ndërtimin e qarkores në bulevardin Sllovenia, ku së shpejti do të fillojnë punimet ndërtimore dhe theksuan se me të dhe vazhdimin e bulevardit Sllovenia deri në Vollkovë dhe Hasan Prishtina deri në qarkoren në drejtim të Kosovës, do të mundësohet zhvillim ekonomik më i fuqishëm i kësaj pjese të qytetit.

“Me ndërtimin dhe zgjerimin e bulevardit Nikolla Karev si edhe me ndërtimin e megaprojektit tek Rruga e Kaçanikut, hapen mundësi të mëdha për vende të reja pune dhe përmirësimin e ekonomisë lokale në Vizbeg. Si kryetar i Qytetit të Shkupit potencova se do të vazhdojmë me investimet në infrastrukturë pasi prioritetet e qytetarëve dhe bashkësisë së biznesit gjithmonë i kemi në radhë të parë”, theksoi Shilegov në takim.