I pari i Shkupit, Petre Shilegov dhe inspektori i Qytetit të Shkupit, Mirosllav Boganoviq kanë publikuar informacione se në “Drislla” është deponuar mbeturina medicinale të papërpunuara nga një firmë private.
Firma ka licencë për t’i deponuar mbeturinat por vetëm në formë të përpunuar dhe të grimcuara, por pas një inspektimi që është bërë më 23 dhjetor është vërejtur se firma nuk ka respektuar kushtet e parapa me licencë.
Shilegov ka njoftuar se ka njoftuar Prokurorinë e Shkupit për rastin, por nga atje kanë heshtur dhe nuk i kanë kthyer përgjigje dhe as e kanë njoftuar se a kanë hapur procedurë apo jo për rastin. Nga videot shihet se nga kamionët që bartin mbeturinat nga firma, shihet se si rrjedh gjak dhe mbeturinat medicinale nuk janë të përpunuara dhe as nuk hanë të grimcuara.
Shilegov refuzoi të japë emrin e firmës, por mësohet se ajo është “Eco klub”. Këto mbeturina që firma i ka deponuar në “Drislla”, janë nga spitalet e Prilepit dhe Manastirit, ndërkaq në Shkup firma ka pasur stacionin ku është dashur ta bëj përpunimin.
Tv21 ka kontaktuar Prokurorinë e Shkupit për të mësuar se pse nuk kanë vepruar ndaj njoftimit të Shilegovit, por nga atje të pakapshëm për informacion.