Shilegov: Me BRT sistemin, Shkupi bëhet me transport të shpejtë dhe ekologjik

Futja e sistemit BRT të transportit të shpejtë me autobus në Shkup është një hap i madh përpara në promovimin e transportit publik të udhëtarëve në qytet. Sistemi i autobusëve të shpejtë është një lloj i ri i transportit publik të qytetit, me një rrugë fizikisht të veçantë për autobusët, me stacione të tipit të mbyllur, me përparësi në kryqëzimet e sinjalizuara, smart bileta, AVL dhe informacionin e pasagjerëve në kohë reale.