LSDM dhe BDI në vitin 2017 garuan me kandidatët e përbashkët për kryetarët e komunave të Shkupit dhe Çairit si dhe në komunat e tjera etnike të përziera, por rrugët e tyre ndryshuan përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.
Pasi BDI mbrëmë kishte vendosur mbishkrimin PSE JO? në Kalanë e Shkupit për kryeministrin etnik shqiptar ka reaguar Petre Shilegov me një shkrim në Facebook.
Petre Shilegov
“Fshehja e paaftësisë së dikujt pas Obamës nuk është gjë tjetër veçse një konfirmim i paaftësisë totale për t’u marrë me problemet reale të qytetarëve. Sidomos në Çair.
Mos bisedoni me ta rreth Obamës. Bisedoni me ta për rrugët e pashtruara, mungesën e furnizimit me ujë dhe kanalizimet. Kushtet standarde të jetesës. Në shekullin XXI. Në një komunë që “Obamovski” e udhëhoqët dhe akoma e jeni duke e udhuhequr.
Histori të lira Edhe nëse Obama “u thotë” atyre …”
Statusi i Shilegovit nuk e përmend qartë BDI-në, por përmendja e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe përmendja Çairit si komunë me të cilën qeverisë BDI-ja po aludon në parullën “Pse jo?” shkruar në shqip, me shkronja të ndritshme, në Kalanë e Shkupit.Pa Censurë