Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, iu përgjigj ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski, i cili në Facebook sot publikoi një status ku përmendet edhe Shilegovi në lidhje me rikthimin e emrin e vjetër të rrugës “Petre Pirizej Majski”, respektivisht rikthimin e emrit “Rruga meksikane”. Gruevski bëri thirrje për linçim dhe shkroi se Shilegov dhe kryeministri Zoran Zaev mund të sulmohen në “ndonjë rrugë të errët”.
Shilegov njoftoi se në kuadër të projektit Smart City, do të ndriçohen të gjitha rrugët, përfshirë këtu edhe të ashtuquajturën rruga meksikane.
“Deri në fund të gushtit, Qyteti i Shkupit do të shpall procedurë për Smart City, ku do të përfshihen ndriçimi i rrugëve. Kështu që, të gjitha rrugët do të ndriçohen … Leninova për shembull? Dhe po !!! Edhe rruga meksikane. Noto vogëlush!!! Awuu, Hungaria nuk ka det …”, ka shkruar Shilegov.