Shilegov: 100.000 denarë nga Qyteti i Shkupit për atleten rekordere Drita Islami

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov realizoi takim me atleten nga Maqedonia e Veriut, Drita Islami, e cila për herë të dytë në tre javët e kaluara e ka thyer rekordin shtetëror në disiplinën 400 metra me pengesa.

Islami në ditën e parë të Kampionatit Evropian në Limasol e vrapoi pistën në kohë prej 57.53 sekonda që është rekord i ri në RMV dhe e mori vendin e parë, njofton Portalb.mk.
Me propozim të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, për arritjen e suksesit, atletes Drita Islami, Qyteti i Shkupit do t’i ndajë dhuratë 100.000 denarë.

“Rezultati i Drita Islamit është më i rëndësishmi në 20 vitet e fundit në disiplinën 400 metra me pengesa”, thonë nga Qyteti i Shkupit.