Shikoni se si po i keqpërdorin hoxhallarët problemet e njerëzve për përfitime materiale

Hoxhallarët janë vetëm studiues dogmatik të religjionit islam të cilët për arsye biznesore, problemet e njerëzve janë duke i keqpërdorur për përftime materiale personale.

Në Kosovë ka shumë të tillë, janë disa biznese që operojnë dhe merren me pacientë që shumicën e kohës kanë probleme shëndetësore e që duhet të trajtohen nga njohësit e mjekësi e jo nga ata popullor.

Ministria e Shëndetësisë nuk po mund t’i inspektoi. Në bazë të disa videove të publikura, pacientë torturohen, nëse edhe jo më keq.

Shumë prej hoxhallrëve kanë klinikat e tyre private të mbushur me pacientë.

E njëri prej tyre është Nazim Mulaku që nuk pranoi që të flas për InDoks, derisa më herët kishte premtuar që një nga asistentët e ti do të fliste, por del që ai person studion mjekësinë dhe mund të ketë pasoja nëse kuptohet se punon për një person të tillë.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.

http://video.gjirafa.com/indoks/indoks-biznes-me-magjine