Numër i ri rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Maqedoni të Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 177 raste të reja dhe dy viktima. 105 prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa rajoni i dytë me numrin më të madh të infektuarve është Likova me 26 raste të reja. Në këtë Komunë ka 58 raste aktive.
Qytetet me më shumë raste:
Shkup 105
Kumanovë (Likovë) 26
Shtip 15
Tetovë 13
Shtipi regjistron sot 15 raste, ndërsa Tetova 13. Në Gostivar janë regjistruar 8 raste të reja, ndërsa në qytetet tjera kryesisht nga një rast. Në Veles ka katër pacientë të shëruar. Ministrisë së Shëndetësisë, në Dibër është evidentuar një rast i ri pas më shumë se 50 ditëve. Probabiliteti i të infektuarve në raport me testet e kryera është mbi 14 për qind.
Në Inspektoratin Shtetëror të Punës ka një të infektuar. Burime të Alsat thonë se i gjithë inspektorati ndodhet në izolim, ndërsa të punësuarit tjerë janë në procedurë testimi. Qendrat e testimit kanë bërë 1245 teste duke e regjistruar numrin më të madh të testimeve që nga fillimi i pandemisë. Nga skrining testimet nuk ka asnjë rast pozitiv./Adrian Kerimi