Shifra alarmante në Serbi/ Mbi 18 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

Mbi 18 mijë infektime me COVID janë regjistruar në Serbi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 26 kanë ndërruar jetë.

109 pacientë ndodhen në aparate respiratore. Qeveria e Serbisë miratoi një ndryshim në dekretin për masat për parandalimin dhe frenimin e sëmundjes infektive.

Sipas ndryshimeve të fundit, të infektuarit me koronavirus që trajtohen në shtëpi janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në izolim dhe pas ekzaminimit në klinikën e COVID-it, izolimi ndërpritet pa analiza.