Shifra alarmante në Prishtinë: 444 raste aktive me koronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka treguqar se momentaliësht në kryeqytet janë 444 persona me koronavirus

Gashi ka shkruar në Facebook se që nga 20 marsi, në Prishtinë janë konfirmuar 588 rqaste pozitive me COVID-19.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Gashi.

Ai ka treguar se nga 588 persona të prekur me koronavirus, 293 janë të gjinisë femërore, ndërkaq 295 të gjinisë mashkullore.

Gashi ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat e vendosura për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

“Mbajtja e distances fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Gashi./GazetaExpress/