Luana Vjollca do të shfaqet sot në mbrëmje në ekranin e “Top Channel” për puntatën e parë të “Shiko kush luan”. Ajo ka zgjedhur të veshë një fustan të kuq mjaft elegant, që i nxjerr në pah format e trupit. Sipas faqes “Mespërmes”, ky fustan nga Alexander McQueen kushton 5490 euro, një shifër marramendëse. Luana duket se ka zgjedhur t’i kushtojë vëmendjen maksimale look-ut të saj për nisjen e një sezoni mjaft të gjatë. “Shiko kush luan” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00.