Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Çfarë ndodh me motin javën e ardhshme?

Javën e ardhshme i nxehti afrikan dhe vapa përvëluese që kemi përjetuar prej disa javësh duket se do të largohen.

Duke nisur nga dita e hënë do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave sa u përket vlerave ekstreme, të cilat do të vijojnë të ulen edhe përgjatë ditëve të ardhshme.Ndërkohë që në të gjithë territorin gjatë javës pritet të ketë edhe reshje shiu të shoqëruara me ngarkesa elektrike.

Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore.

Gjatë këtyre orëve sipas SHMU, kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshërit me shkarkesa elektrike.