Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër sa kokërra e arrës në Mekë, përmbytje në rrugët e qytetit dhe vendbanime

Një dukuri e pazakontë ka ndodhur në qytetin e shenjtë, në Mekë.
Një breshër me madhësinë sa një kokërr arre ka rënë në qytet derisa besimtarët mysliman po vazhdojnë ritualet rreth Qabes.

Breshëri pastaj e la vendin e tij në një reshje shiu. Shumë automjete dhe shtëpi në zonë u përmbytën.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Mekës paralajmëroi njerëzit në rajon të marrin masa paraprake kundër katastrofës së përmbytjes.

https://www.facebook.com/watch/?v=455971105661050 https://www.facebook.com/watch/?v=1162422100941279