SHGM: Nevojitet zhvillim i rrjetit të korrespodentëve, për informacione të sakta dhe në kohë

Rrjeti i korrespondentëve të vendit vazhdimisht po përballet me rënie të numrit të korrespondentëve, kryesisht për arsye financiare. Pjesa më e madhe e korrespondentëve punojnë me kohë të caktuar ose me honorar, gjë shkakton ndjenjë pasigurie, u mungojnë pajisjet e punës dhe përballen me presione nga qendrat e ndryshme të fuqishme, tregojnë të dhënat e Shoqatës të Gazetarëve të Maqedonisë.

Prandaj, ata besojnë se është e nevojshme që mediat vendore dhe ato nacionale, si dhe media e shtypura, të rrisin numrin e korrespondentëve dhe t’i punësojnë ata me orar të plotë. Kjo, sipas SHGM-së, duhet të sigurojë gjithashtu informacion më të mira, në kohë dhe të sakta.

“Analizat na tregojnë se ka një nevojë të theksuar për rregullore ligjore që do të urdhërojë të gjithë mediat nacionale të angazhojnë korrespondentë. Në kohën kur mediat janë të ndjeshme, ndërkaq në të njëjtën kohë sulmohet nga dezinformatat, ekziston nevoja për raportim të saktë, me kohë dhe gjithëpërfshirës, ​​me qëllim që opinioni të ketë pasqyrë të plotë, e cila nuk do të sjellë në mashtrim për shkak të plasimit jo të plotë, të vonuar apo spekulimeve të informacioneve”, tha ai, në promovimin e sotëm të publikimit “Statusi dhe nevoja e korrespondentëve në Republikën e Maqedonisë Veriore”  kryetari i SHGM Mlladen Çadikovski.

Nga SHGM paralajmërojnë prej nesër do të kenë një sërë takime me korrespodentët të vendit me të cilët në mënyrë shtesë do të zhvillohen biseda për informacione të reja shtesë. Këtë analizë dhe rekomandimet do t’i dorëzojnë deri te të gjitha mediat.