SHGM: Nesër do të vaksinohen gazetarët dhe punonjësit medial

Vaksinimi I gazetarëve dhe punonjësve medial të cilët u paraqitën në thirrje dhe të cilët I përmbushën kushtet për të hyrë në grupin e parë të vaksinimit do të kryhet nesër – 12 prill në periudhën prej orës 8:20 deri në orën 10:30 në A1 Arenën (Salla Boris Trajkovski) në Shkup. Në këtë grup bëjnë pjesë personat mbi 40 vjeç apo ata të cilët kanë sëmundje kronike, kumtoi Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë.

Sipas SHGM-së, të gjithë 631 gazetarë dhe punonjës medial kanë marrë informatë për terminin e saktë për vaksinim në adresat e tyre elektronike (e-mail) të cilat u parashtruan nga redaksitë në SJHGM dhe SPGPM gjatë paraqitjes.

“Personat të cilët janë paraqitur në thirrjen e parë, e të cilët nuk I përmbushën kushtet për këtë faze të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë të interesuar do të merren parasysh për rrethin e dytë të vaksinimit që pritet të ndodhë së shpejti. E njejta vlen edhe për të gjithë ata të cilët u paraqitën pas skadimit të afatit për paraqitje në këtë faze të vaksinimit”, thonë nga SHGM.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) u rekomandojnë personave përgjegjës në mediume në ditën e vaksinimit, si dhe ditën e ardhshme t’I lirojnë gazetarët dhe punonjësit medial nga obligimet e punës.