SHGM dhe KEMM: Nuk ka hapësirë për sensacion në media kur ka tragjedi personale

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM) u bëjnë apel mediave në mënyrë konsekuente ta respektojnë Kodin e gazetarëve të Maqedonisë kur raportojnë për ngjarje në të cilat ka pasoja tragjike të shoqëruara me jetë të humbur njerëzish.

SHGM dhe KEMM kumtuan se me shqetësim reagojnë ndaj përhapjes së titujve senzacional dhe informacioneve pas aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të qendrës tregtare “City Mall” në të cilin, sipas informacioneve zyrtare, jetën e humbi një vajzë 24-vjeçare.

“Publikimet përmes së cilave shfaqen kuadrot eksplicite nga aksidenti rrugor mund ta shqetësojnë opinionin dhe të shkaktojnë dhimbje shpirtërore shtesë tek anëtarët e familjes dhe personat e afërt të të vdekurve.

Mediat e kanë për obligim ta informojnë opinionin për informacione me interes publik, por më pas ta respektojnë privatësinë e personit si edhe dhimbjen personale dhe keqardhjen ndërsa në pajtim me nenin 8 të Kodit të gazetarëve sipas së cilit “mënyra e informimit në rast të tragjedive familjare duhet të lirohet nga senzacionalizmat”, theksojnë nga SHGM dhe KEMM.