ër shkak mos konfirmimit të plotë të gjendjes faktike dhe vargut të lëshimeve në procedurë, Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktvendimin e shkallës së parë kundër ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski pas padisë për mobing ( për presion ndaj punëtorëve në punë) që kundër tij e ka ngritur Goran Stamenovski, ish-udhëheqës i Repartit për resurse njerëzore në Gjykatë dhe këshilltar i tanishëm i kryeministrit Zoran Zaev, me këtë lënda është rikthyer në Gjykatën Themelore Shkupi 2, transmeton Portalb.mk.
Stamenovski vitin e kaluar e ka paditur Pançevskin për mobing. Sipas tij, ish-kryetarin e gjykatës e ka degraduar sepse ka qenë pjesëmarrës në protestat e Revolucionit laraman në vitin 2016. Për shkak sjelljes së Pançevskit, paditësi ka pësuar ndryshime në gjendjen e tij shëndetësore sepse i padituri me sjelljen e tij psiqikisht e ka shqetësuar paditësin Goran Stamenovski dhe me këtë ia ka cenuar dinjitetin, integritetin, imazhin dhe nderin dhe të njëjtit i ka shkaktuar ndjenjë të frikës.
Megjithatë, aktvendimi i shkallës së dytë thotë se “nuk është e qartë nga ku shkalla e parë merr përfundim se veprimet e lartpërmendura paraqesin elemente të shqetësimit psiqik në pajtim me Ligjin për mbrojtje nga shqetësimi në vend të punës”, thuhet në vendimin e Apelit, dhe për këtë lënda kthehet në rigjykim.