Shfuqizohet vendimi i shkallës së parë ndaj Alimit dhe Gurit


Gjykata e Apelit në Shkup informon se në seancën e mbajtur me datë 12.07.2021 është pranuar ankesa e palës mbrotjëse të Ismet Gurit dhe Ejup Alimit për rastin “Titanik 3”.

Gjegjësisht Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer rastin në rigjykim nël Gjykatën Penale. Gjykata Penale kishte shqiptuar dë*nim prej 3 vjet e 6 muaj për të aku*zuarit në lëndën “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Lënda “Titanik 3” ka të bëj me parregullsitë zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013.