Shfaqet një virus i ri me emrin “Lassa”, i ngjashëm me Ebolën – Dy persona të infektuar

Rastet të etheve “Lassa” janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar pasi një familje udhëtoi në Afrikën Perëndimore.
Dy persona nga Anglia Lindore u kapën nga sëmundja, me një person të tretë që monitorohej nga shefat e shëndetësisë.

Ky virus është në të njëjtën familje si Ebola, por jo aq vd*ekjeprurës apo in*fektiv, mirëpo edhe ky është bërë endemik në një numër vendesh të Afrikës Perëndimore, të cilat mund të jenë edhe fatale.
Kjo është një sëmundje akute hemorragjike virale, e cila mund të çojë në gjakderdhje të brendshme dhe të prekë sisteme të shumta organesh.

Njerëzit zakonisht e kontraktojnë virusin duke u ekspozuar ndaj ushqimit, por ai gjithashtu mund të përhapet përmes lëngjeve trupore të infektuara. Ai e ka origjinën në qytetin Lassa, në veri të Nigerisë, prej të cilit e ka marrë edhe emrin.