Ministria e Shëndetësisë së Izraelit sot ka njoftuar se në vend janë zbuluar dy raste të infektimit me lloj të ri të koronavirus deri tani të panjohur.
Lloji i ri është një kombinim i nëntipit dominues të omicronit BA.1 dhe një nëntipi tjetër BA.2, i cili shkakton simptoma të lehta, pa temperaturë, me dhimbje muskulore dhe dhimbje koke dhe nuk kërkon trajtim të veçantë.
Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, ky lloj ende nuk është i njohur në botë dhe ai u zbulua nga testimi PCR i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, Tel Aviv.