Shfaqet Gripi i Shpezëve në katër vende në Kosovë, merren masa për parandalim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se kanë dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes “Gripi i Shpezëve” tek shpezët në fermat e ekonomive familjare në katër lokacione në Kosovë.

Për këtë AUV ka paralajmëruar të gjithë qytetarët, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës dhe sipas një udhëzimit administrativ për lu*ftimin e sëmundjes, autoritet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes.

Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ‘’Gripi i Shpezëve’’ janë:

Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë.
Të ngritët niveli i biosigurisë në ferma, për të penguar përhapjen e sëmundjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpezëve të egra dhe atyre shtëpiake, vendosja dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes se personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt me fermat e prekura me këtë sëmundje.
Kontrollin e lëvizjes së shpezëve brenda zonës së mbikëqyrjes duke i zbatuar masat e dezinfektimit;Masat qe do të aplikohen në zonën mbrojtëse:Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda zonës;Vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë, ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mo*strave, nëse është e nevojshme për ekzaminime laboratorike,Përdorimi i mjeteve të duhura për dezinfektimit në hyrje dhe dalje të pronës;Ndalohet transporti i shpezëve pa aprovim nga autoriteti kompetent;Do të mbikëqyrën të gjitha masat qe janë të vendosura sipas udhëzimit administrativ për zonat e mbrojtura.