Kanë rrjedhur edhe fotografi të reja të gjuajtësit që dje pasdite plagosi Rade Trajkovski – Shteklin dhe bashkëpunëtorin e tij me nofkën Columbo në qendrën tregtare “East Gate”.
Sipas fotove që janë siguruar, personi është ulur lirshëm në një lokal bastire sportive në qendrën tregtare dhe nuk fshihet fare.