Shfaq “live” në Instagram vetëvr*asjen pas ndjekjes nga policia

Një 28-vjeçar, influencer në rrjetet sociale, që*lloi veten me ar*më, ndërsa gjithçka u transmetua “live” në Instagram. Angel Hernandez Grado, i cili në Instagram njihej si S2K Wya, u ndoq për orë të tëra nga policia në Kaliforni, pasi ak*uzohej se ab*uzoi me të dashurën, e cila ishte edhe nëna e djalit të tij.

Sipas policisë, 28-vjeçari, shumë i njohur në garat me makina, kishte mbajtur të dashurën e tij të mbyllur në apartament për dy ditë në San Diego. Ajo arriti të shpëtonte pasi e ndihmuar fqinjët kur Grado ishte larguar. Ai e kishte lidhur, te*ntoi ta përdhu*nonte, ndërsa e kishte goditur në kokë. Më pas, ai i kishte thënë të dashurës se do të blinte një ar*më dhe në rast se ajo do të njoftonte policinë, do ta vr*iste.

Pasi u njoftua për ngjarjen, policia zbuloi se autori ishte duke lëvizur me një makinë të bardhë BMW X5 dhe u vu menjëherë në ndjekje. Pasi u bllokua në autostradë nga policia, 28-vjeçari u fut “live” në Instagram. “Unë e dua djalin, por jam i lodhur nga jeta ime”, tha Grado dhe më pas qëlloi veten me ar*më.
E dashura e tij u dërgua në spital me brinjë të thyera dhe lëndime të tjera në kokë e trup, por jashtë rre*zikut për jetën.