Sheval Muaremi kërkohet me fletarrest ndërkombetar, ndërkohë ai punon në Dubai në sektorin e IT

Në korrik të këtij viti, pesë anëtarë të grupit kriminal Dukanxhik/Gërçec u akuzuan për tregti me kokainë dhe vrasje të dyfishtë. Si udhëheqës i grupit u cilësua Sheval Muaremi, i cili është shpallur në kërkim dhe kërkohet me fletarrest ndërkombëtar. Sipas informacioneve jozyrtare, ai gjendet në Dubai.

Ekipi i emisionit KOD, që fillimisht publikoi lajmin për arratisjen e tij, arriti të kontaktojë me Muaremin. Në një bisedë joformale, ai pretendon se nuk ka prova të forta kundër tij.

Muaremi refuzoi të jepte deklaratë përpara kamerës, por bisedoi me gazetaresha Snezana Lupevska, me të cilën edhe u fotografua. Gjatë bisedës, ai deklaroi se aktualisht punon në një kompani kompjuterike.

Ai pretendon se është larguar për në Dubai gjashtë muaj përpara se të shpallej fletarresti për të. Muaremi shpjegoi se jeton në një vilë së bashku me një mik të tij nga Shqipëria dhe se puna e tij në kompaninë teknologjike i siguron të ardhura të qëndrueshme.