Shëtitej gjatë orës policore, dibrani dënohet me 2.000 euro

Prokuroria Themelore Publike Dibër, ka parashtruar Propozim për lëshimin e urdhrit penal kundër një personi për vepër të kryer penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, kumtuan nga Prokuroria Publike.

I akuzuari më 30 mars, siç informojnë nga Prokuroria Publike, duke mos e respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjin të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë orës policore ka lëvizur në këmbë nëpër Dibër.

Prokurori publik kompetent ka parashtruar propozim me të cilin kërkon që personit t’i shqiptohet gjobë në para prej 10 deri në 100 gjoba ditore.