Shet po*dhët e saj në kavanoz: influencer-ja pasurohet duke fituar 45 mijë euro në javë

Ajo quhet Stephanie Matto, është një influencuese amerikane e njohur për pjesëmarrjen në disa reality show dhe ka habitur botën e show biz duke rrëfyer një kuriozitet: shet pordhët e saj në një kavanoz, duke fituar 45 mijë euro në javë.
“Mendova se pordhët ishin një tabu por edhe diçka argëtuese, e çuditshme dhe e ndryshme,” tha Stephanie Matto për BuzzFeed për të shpjeguar biznesin e saj të paketimit dhe shitjes së pordhëve në kavanoz. Biznes që po i lulëzon.

Videoja e Stephanie Matto e postuar në TikTok e “një ditë në jetën e një vajze që shet pordhët e saj në kavanoza” tashmë ka më shumë se 6.6 milionë shikime. Gruaja e re, e cila ka një kanal me përmbajtje për të rritur të quajtur Unfiltrd, pranoi se kanali i hapi mendjen e saj dhe “më bëri shumë të vetëdijshme për llojet e ndryshme të tregjeve që ekzistojnë“.

“Me kalimin e viteve kam marrë disa mesazhe nga burra dhe gra që donin të blinin sutjenat e mia, brekët, flokët, ujin e banjës… të përdorura”, thotë ‘ndikuesja’ e njohur, duke treguar se kërkesat e çuditshme që ka marrë e kanë nxitur të vendosë pordhët e saj në kavanoza.

“Mendova se shitja e pordhëve të mia do të ishte një gjë argëtuese publicitare që do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve. Mendoj se kam hyrë me të vërtetë në një treg të madh dhe duket se ka potencial të pafund. Jam mirënjohëse që jam në gjendje të argëtoj, të inicoj debate dhe diskutime që hapin sytë e njerëzve ndaj mënyrave të ndryshme të jetesës”, tha ajo.

Kërkesa më e përsëritur që Stephanie Matto merr tani është që ajo të regjistrojë me video procesin e krijimit, ekzekutimit dhe paketimit të “shfryrjes” së saj. Duke folur për dietën, gruaja zbuloi se për të gjeneruar një vëllim të madh të gazrave, ajo ha fasule, kifle proteinike, kos, vezë të ziera dhe nganjëherë një mix proteinash. Të gjitha ushqimet që e lejojnë atë të rrisë aktivitetin e saj të paketimit të pordhëve.