Shet djalin për të shkuar në pushime me paratë e fituara

Një burrë nga Kina, më saktësisht nga provinca Zhejiang, i identifikuar si Xie, është arre*stuar, pasi i njëjti raportohet se ka shitur djalin e tij 2 vjeçar, për 17 mijë e 548 funta.
Xie e shiti djalin e tij për të përdorur të njëjtat para për ta çuar në udhëtim të dashurën e tij të re.

Babai la djalin nën përkujdesjen e të vëllait, duke i thënë se i duhet të punojë në një zonë tjetër, për t’u rikthyer më pas me arsyetimin se duhet ta marrë djalin, pasi nëna e tij biologjike dëshiron ta shoh.
Vëllai i tij, e raportoi rastin në polici pasi Xie nuk ishte lajmëruar në thirrjet e tij, duke e bërë këtë të fundit të dyshojë. Pas disa hetimeve të kryera, policia e lokalizoi Xie-n dhe kuptoi se i kishte shitur djalin e tij një çifti që nuk kishin fëmijë. Policia bënë të ditur se ka rikthyer 2 vjeçarin te familjarët e tashmë të arrestuarit