Sherri mes dy shqiptarëve të Kosovës, Berisha plagosi me thikë Bllacën

Mbrëmjen e kësaj të enjte në Kune, Lezhë u regjistrua një sherr verbal dhe fizik. Dy shqiptarë të Kosovës u konfliktuan me njëri-tjetri. Si pasojë e ngjarjes njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë në gjendje të rëndë. Selim Bllaca 59 vjeç nga Kosova, u plagos me thikë nga shtetasi me iniciale Hazir Berisha 66 vjeç nga Kosova, i cili është arrestuar. Bllaca ka marrë goditje me thikë në zemër dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, dhe më pas drejt Traumës, për t’ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Njoftimi i plotë:

Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë