Sherr për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë tunizianin në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një sherr për një borxh ka përfunduar me plagosje. Konkretisht një shqiptar ka plagosur me armë një shtetas tunizian.

Sipas mediave italiane shqiptari i paidentifikuar ka qëlluar gjashtë herë me pistoletë ndaj tunizianit.

Shkak i sherrit banal është bërë një borxh dhe për të zgjidhur këtë problem shqiptari i ka shkuar drejt shtëpisë së tunizianit aty ku e ka plagosur me armë.

Pas ngjarjes shqiptari është arratisur, teksa tunizani ndodhet në spital për mjekim.