Sherr në Klinikë, përfshihet një drejtor nga Aleanca për Shqiptarët

Një zënkë mes kolegësh ka ndodhur në njërën nga klinikat në kompleksin e klinikave universitare “Nënë Tereza” në Shkup, mëson Klan Macedonia. Siç raportohet, pjesëmarrës në sherr ka qenë edhe drejtori i njërës nga klinikat. Bëhet fjalë për drejtor nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Njëri nga pjesëmarresit në sherr, siç mëson KlanM, e ka denoncuar rastin në polici, por më vonë ka hequr dorë dhe nuk ka dashur që rasti të evidentohet në procesverbalin policor.

“Ka një denoncim ku dy të njohur janë grindur me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka denoncuar në SPB Shkup. Pas daljes së punonjësve të policisë në vendngjarje, kallëzuesi ka hequr dorë nga procesverbali i pranimit të denoncimit”, thonë për Klan Macedonia, burime brenda MPB- së