Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mëngjes në qendër të Triestes në Itali, pranë një lokali.
Të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që mësohet se kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje midis grupeve të punëtorëve të huaj nga Kosova dhe Shqipëria.
Raportohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
Pas një grindjeje fillestare grupet, të përbërë nga njerëz të shumtë, gjithashtu janë përplasur me hekura dhe atëherë dikush nxori armën dhe qëlloi disa herë.
Përleshja ka ndodhur për ndarje territori në fushën e ndërtimit në këtë qytet, raporton media italiane.
Hetimet janë të koordinuara nga prokurorja në detyrë, Chiara De Grassi, ndërsa kanë filluar kërkimet në zonën dhe rreth qytetit, pasi shumë njerëz janë përfshirë në këtë çështje.
Zona u mbyll nga policia, ndërkohë që në vendngjarje janë policia, karabinierët, policia financiare dhe ambulanca.