Sherr masiv pas koncertit të Noizyt në Sarandë

Një konflikt mes 10 personash ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin “Orange Club Sarandë”, ku një truprojë nga Tirana është arrestuar dhe 11 janë vënë nën hetim, mes tyre 2 pronarët e lokalit.

Mësohet se janë përshirë në konflikt tre truprojat e lokalit, mes tyre një është arrestuar pasi mbante thikë me vete me katër shtetas kosovarë dhe tre anglezë që jetonin në Londër.
I arrestuar është Xhemal Domi 47 vjeç për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa nën hetim nga policia u vunë  Xhevit Saliasi, 25 vjeç, Tedi Dine, 25 vjeç, banues në Tiranë të dy truproja, Armend Muja, 23 vjeç, Florent Mustafa, 27 vjeç, Elson Simoni, 21 vjeç, Fuad Veliu, 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër,  Aldo Bërthanza, 22 vjeç e Mahdi Nasir, 26 vjeç dhe Michail Tshihanguli, 26 vjeç, dy shtetas anglez, banues në Londër.