SHERR MASIV NË SARANDË – NJË PERSON I PLAGOSUR DHE PESË TË ARRESTUAR


Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë dhe si pasojë një person mbeti i plagosur.

Siç duket edhe nga fotot të siguruara nga Ora News, personat kanë përdorur sende të forta si shkopinj druri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë shoqëruar në komisariat pesë persona.

Nuk dihen ende arsye e këtij sherri, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Sarandës.