Përleshje mas shqiptarësh në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias. Mediat italiane raportojnë se përleshja mes shqiptarëve ndodhi pasditen e së shtunës, teksa ata filluan të gjuanin me grushte e shqelma njëri-tjetrin.
Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.” Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital.
https://www.fmimages.net/wp-content/uploads/2022/06/1656187546trim.D033A080-E1DA-44B3-9913-D41EE03642C7_tmsedizioni.mp4?_=1